LAJMI I FUNDIT:

Tronditet Italia: Zbulohet skandali seksual, qeveria financonte orgjitë gay! (Video,+18)

Tronditet Italia: Zbulohet skandali seksual, qeveria financonte orgjitë gay! (Video,+18)

Një skandal seksual i financuar nga qeveria italiane është zbuluar nga emisioni investigativ “Le Iene”.

Drejtuesi i një organizate italiane për luftën kundër diskriminimit, financuar nga fondet publike, dha dorëheqjen në sfondin e një skandali seksual, sipas një deklarate të qeverisë italiane.

Francesco Spano, drejtori i UNAR (Zyra Kombëtare Anti-Diskriminit Racor në varësi të qeverisë) është i dyshuar për financimin e një club-i takimesh gay me pagesë.


Francesco Spano, 39 vjeç, jurist me profesion, ka një profil të lartë publik. Ai është një avokat i angazhuar gjithmonë në luftën kundër diskriminimit racial dhe homoseksual.

Spano u thirr dje pasdite në Pallatin Kixhi nga zv.sekretarja e Kryeministrit, Maria Elena Boschi, pas publikimit të skandalit në emisionin investigativ “Le Iene” ku edhe u denoncua për keqpërdorimin e fondeve të qeverisë.

Në emision akuzohet UNAR se ka financuar një shoqatë homoseksualësh ku bëjnë pjesë edhe rrjete në të cilat praktikohet prostitucioni mashkullor.

Është bërë e ditur se edhe vetë drejtori i kësaj zyre, Francesco Spano është një anëtar i kësaj shoqate dhe për këtë arsye ai akuzohet për konflikt të hapur interesi.

Referuar autorëve të emisionin investigativ “Le Iene”, në mesin e një numri të konsiderueshëm shoqatash që marrin financime nga UNAR, numërohen Kryqi i Kuq Italian apo UNICEF, gjithashtu edhe ANDDOS, një shoqatë që lufton diskriminimin me bazë seksuale.

Gjithashtu, sipas reportazhit në transmetuar, ANDDOS organizonte në realitet takime homoseksuale me pagesë në një klub privat, ku sipas një klienti të cituar nga “Corriere della Sera”, organizoheshin tre herë në vit takime për parandalimin e AIDS-it për të justifikuar emërtimin e një shoqate social-kulturore, që mundëson përjashtimin nga sistemi i taksave. /bw/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori