LAJMI I FUNDIT:

Ushtarakët gjermanë vizitojnë FSK-në

Ushtarakët gjermanë vizitojnë FSK-në

Sot në FSK ka qëndruar një delegacion ushtarakësh-ekspertë nga Qendra për Zhvillim të Lidershipit dhe Edukim Civil të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të prirë nga komandanti Volker Brasen dhe nënkolonel Martin Gerster.

Delegacioni gjerman u prit nga ministri Haki Demolli dhe drejtori i Drejtorisë së Operacioneve në MFSK-së, gjeneral brigade Zymer Halimi.
Sipas një njoftimi, Demolli e falënderoi delegacionin ushtarak gjerman për ndihmën e pakursyer që Gjermania dhe Forcat e saj Ushtarake i kanë dhënë ndër vite FSK-së për edukimin dhe trajnimin ushtarak, si dhe për mbështetjen e dhënë për integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.

Ministri po ashtu i ka njoftuar ekspertët ushtarakë edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së si; bashkëpunimin ndërkombëtar, arritjet profesionale, e në veçanti lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në FAK.


“Vlen të ceket se delegacioni ushtarak gjerman, në bazë të Planit të bashkëpunimit dypalësh që ka MFSK-ja me Gjermaninë, që nga data 20 shkurt ka filluar mbajtjen e seminarit me temë “Forcat e Armatosura në Demokraci” i cili do të vazhdojë deri më 24 shkurt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori