Ministrja për Dialog, Edita Tahiri në Samitin e Komisioneve për Punë të Jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës tha se rajoni jonë po ballafaqohet me disa sfida të reja.
Tahiri tha se zhvillimet ndërkombëtare, deshëm apo s’deshëm kanë sjellë sfida të reja në agjendën e Ballkanit Perëndimor.
“Për këtë arsye, bashkëpunimet rajonale dhe fqinjësia e mirë duhet të përforcohen në mënyrë që të jemi në gjendje t’i përballojmë ato, sepse bashkëpunimin e kemi në duart tona, ndërsa sfidat e reja janë në duart e faktorëve të tjerë. Krahas agjendës së brendshme të vendeve të rajonit, ne na janë shtuar disa ambicie gjeopolitike. Këtu e kam parasysh Rusinë, që ka shfaqur hapur ambiciet për të rritur ndikimin në rajon. Prandaj ne duhet të rrisim bashkëpunimin që të tregojmë se rajoni ynë është euroatlantik. Këtu na duhet bashkëpunim më i madh i gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor me SHBA-në, e sidomos kur tashmë ka ardhur dhe administrata e re amerikane, për të kërkuar vazhdimin e prezencës dhe udhëheqjes amerikane në Ballkan në emër të paqes dhe stabilitetit”, tha Tahiri.
Ajo më tej u shpreh se NATO është i vetmi institucion i sigurisë në mbarë botën dhe për Ballkanin këta faktorë janë qenësor.
Ministrja për Dialog tha se Ballkani ka nevojë për forcim të prezencës dhe përkrahjes së bllokut euroatlantik për t’i dhënë mesazhe të qarta atyre ndikuesve negativ.
“Ne duhet të jemi ata që duhet të tregojmë se paqja në Ballkan është ajo që e sjell integrimin evropian dhe se integrimi euroatlantik është garantues i paqes në rajon. Ne, shtetet, kemi nevojë të forcohemi në planin e brendshëm për të rritur rolin dhe ndikimin tonë në planin ndërkombëtar, duke u bërë partnerë serioz në sfidat globale të sigurisë. Në radhë të parë duhet të forcojmë sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të luftojmë dukuritë negative, siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar”, u shpreh ministrja.
Ajo tha se në Ballkanin Perëndimor nuk janë përfunduar ende disa çështje të hapura, megjithëse i është dhënë fund epokës së luftërave dhe lindjes së shteteve të reja nga procesi i zhbërjes së ish-Jugosllavisë, ku Kosova është në mesin e shtatë shteteve që kanë lindur.
“Çështjet e hapura kanë të bëjnë me raportet bilaterale mes shteteve siç janë raportet Kosovë- Serbi për zgjidhjen e të cilave jemi të angazhuar në kuadër të dialogut të Brukselit për fqinjësi të mirë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Pastaj janë raportet mes Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës ku ndërhyrjet e Serbisë vazhdojnë ndërsa retorika e udhëheqëseve të serbëve të Bosnjës shkon deri në kërkesa për ndryshim të kufijve, si dhe kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë që ne mbështesin gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët, ndërkohë që kërkojmë nga autoritetet maqedonase të respektojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, duke përmbushur obligimet e Marrëveshjes së Ohrit”, tha ajo.
Tahiri tha se si kryenegociatore në emër të Republikës së Kosovës dhe vlerëson me përgjegjësi se ka pasur përparime substanciale, por mbetet edhe shumë për t’u bërë në mënyrë që të konsiderohet se marrëdhëniet Kosovë- Serbi kanë arritur një nivel të ri normalizimi.
“Normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ndodh vetëm kur bëhet njohja reciproke mes dy shteteve dhe kur të ndalen ndërhyrjet e Serbisë që krijojnë shqetësime në Kosovë. Kohët e fundit kemi pasur provokime destabilizuese nga Serbia, si përpjekje për të cenuar sovranitetin e shtetit të Kosovës, që kanë qenë pjesë e skenarëve të ambicieve të Rusisë për të kthyer ndikimin në Ballkan. Mirëpo ne jemi përgjigjur me maturi, kemi mbrojtur sovranitetin dhe stabilitetin në vend. Mendoj se Serbia pati disa iluzione që administrata e re amerikane mund të ndryshoj politikat ndaj Ballkanit dhe Kosovës, dhe që doli të mos jetë e vërtetë”, tha ajo.
Ministrja theksoi se në Ballkan kai më shumë prirje për iluzione se sa për realitete. “Ja për shembull, derisa shumica e shteteve të reja që kemi lindur nga zhbërja e ish-Jugosllavisë i njohim realitetet dhe kemi pranuar shtetësinë e njëra- tjetrës, Serbia vazhdon me iluzione duke mos pranuar ende këto realitete. Serbia është një shtet i vogël dhe po tenton të luaj lojëra të mëdha gjeopolitike, të vendeve nostalgjike për humbjet që i kanë pësuar pas përfundimit të luftës së ftohtë, siç është Rusia. Kjo qasje do ta dëmtoj vet Serbinë sepse ka mbetur mes Moskës dhe Brukselit, ndërsa orientimi evropian dhe sjellja evropiane e Serbisë ndaj vendeve të rajonit do të ishte me interes për vet Serbinë dhe rajonin, për paqen dhe stabilitetin në rajon”.
Ajo më tej tha se përgjigja e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj këtyre zhvillimeve negative është thellimi i bashkëpunimit me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që përçon mesazhin se kemi një rajon euroatlantik.
“Ambicia gjeopolitike ruse po tenton të ndikojë negativisht në rajon. Kur përmenda Rusinë dua të them se nuk janë shembuj nga teoria e konspiracionit, por janë shembuj konkret të ndërhyrjeve të Rusisë në Malin e Zi, e për Serbinë mos të flasim, por ka pasur edhe elemente ndikimesh edhe në Kosovë. Anëtarësimi sa më i shpejtë i Malit të Zi në NATO do të mbyllë çdo qasje të Rusisë në rajon”, tha ministrja për Dialog.
“Teksa ne avancojmë bashkëpunimet rajonale në të gjitha fushat e rëndësishme, besoj që ma shumë do t’i japim argumente BE-së për të integruar Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në BE. Bashkimi Evropian ka një kohë që shfaq një lodhje dhe nuk është e qartë në çështjen e zgjerimit. Lodhja e Bashkimit Evropian për zgjerim, ndikon në lodhjen e vendeve të Ballkanit në rrugëtimin euro-integrues. Prandaj rifreskimi i energjive evropiane për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor do të rifreskoj energjitë tona për reforma evropiane. Procesin e integrimit evropian nuk e kuptojmë vetëm si udhëtim drejt BE-së, por edhe si reformim në shtetet tona”, tha në fund Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze