LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i parë i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana

Mbahet takimi i parë i Grupit Këshillëdhënës  për Tatime dhe Dogana
????????????????????????????????????

Në Ministrinë e Financave sot u mbajt takimi i parë i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana, i themeluar me vendim të Ministrit të Financave Avdullah Hoti më datë 15.02.2017.

Takimi i sotëm i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana ishte takim informues me qëllim të informimit të anëtarëve lidhur me punën dhe përgjegjësitë e grupit. Gjithashtu në këtë takim u diskutuan edhe masat të cilat do të jenë pjesë e pakos fiskale 2.0.

Grupi Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana është vazhdimësi e Grupit të më hershëm dhe ka për qëllim analizimin dhe shqyrtimin e kërkesave të ngritura nga komuniteti i bizneseve dhe dhënien e rekomandimeve për Ministrin për veprim të mëtutjeshëm drejt zgjidhjes së tyre.


Kryesues i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana do të jetë Behxhet Haliti nga Departamenti i Politikave Ekonomike ndërsa sekretare teknike e grupit do të jetë Lindita Toçi.

Anëtarët tjerë të grupit do të jenë përfaqësues nga Ministria e Financave, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave

Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori