Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, me qëllim të njoftimit me aktivitetet dhe angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave e me theks të veçantë në kriterin për ‘track records’ si dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
“Jemi duke punuar vazhdimisht në avancimin e legjislacionit të fushës së drejtësisë në përgjithësi, duke i kushtuar rëndësi të veçantë avancimit të legjislacionit penal, kundër korrupsionit dhe atë të reformave gjyqësore, me qëllim të adresimit të sfidave të dala gjatë procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, gjithashtu edhe të gjeturave nga Raporti i fundit për Vendin të Komisionit Evropian”, theksoi Hoxha.
Gjithashtu, Ministrja Hoxha njoftoi anëtarët e këtij Komisioni se tanimë kanë filluar edhe me procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, ku këtë proces e udhëheqë Ministria e Drejtësisë, duke shpalosur kështu të gjitha aktivitetet e ndërmarra me qëllim të përmbushjes së obligimeve ligjore, dhe me fokus, rritjen e efikasitetit si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënien.
Ministrja theksoi se gjatë mandatit të saj janë hartuar një numër i madh i projektligjeve, të cilët aktualisht ndodhen në shqyrtim në Kuvend, pjesa dërmuese në Komisionin për Legjislacion si komision funksional.
“Synimi i yni ka qenë dhe vazhdon të jetë avancimi i mëtejmë i legjislacionit dhe eliminimi i çfarëdo të mete në kuadër të ligjeve ekzistuese”, shtoi Ministrja Hoxha.
Në fund të raportimit të saj, Ministrja Hoxha, tha se mbetet thellësisht e përkushtuar për një sistem të drejtësisë i cili bazohet në vlerat evropiane, duke shprehur kështu gatishmërinë për të vazhduar me aktivitetet dhe reformat me qëllim të fuqizimit të sektorit të sundimit të ligjit dhe garantimi i një sistemi të drejtësisë të pavarur dhe funksional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj