LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti në pritje të përgjigjes nga PPP-ja për lirime të shërbimeve

Aeroporti në pritje të përgjigjes nga PPP-ja për lirime të shërbimeve

Më 14 tetor 2016, Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka paraqitur tek njësia e partneritetit publiko privat-PPP që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave propozimin për të ofruar shërbimet e trajtimit në tokë për 50% më lirë për të gjithë operatorët ajror të cilët nuk bartin mallra, por bartin vetëm pasagjerët dhe bagazhin e tyre.

Janë bërë më shumë se pesë muaj dhe aeroporti është ende në pritje të një përgjigje që të vazhdohet tutje me zhvillimin e linjave të reja ajrore dhe me nxitjen e kompanive ajrore që të ofrojnë fluturime shtesë në destinacionet ku ka më shumë kërkesa për shërbime ajrore dhe kështu të ndikohet për aq sa është e mundur që të ketë bileta me çmime shumë atraktive të ofruara në tregun e Kosovës.

Nga burime të RTKlive mësohet se kompania Limak është në kontakt të përhershëm me kompanitë ajrore që aktualisht ofrojnë shumë fluturime nga dhe për në Prishtinë dhe ka pranuar gatishmërinë e plotë që këto kompani të ofrojnë fluturime në shumë destinacione të reja por dhe rritje të numrit të fluturimeve në destinacionet ekzistuese.


Po ashtu mësohet se një gatishmëri e tillë e kompanive ajrore vlerësohet si shumë e mirëpritur nga LIMAK/Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, që zotohet të jetë në dispozicion dhe të japi maksimumin e mundshëm në uljen e çmimeve të shërbimeve të aeroportit dhe ofrimin e produkteve nxitëse me qëllim që pasagjerëve të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt dhe nga ANP “Adem Jashari” tu ofrohen oferta sa më atraktive dhe të përshtatshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave

Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori