LAJMI I FUNDIT:

Projekt për krijimin e mundësive për punësime të reja të grave në Maqedoni

Projekt për krijimin e mundësive për punësime të reja të grave në Maqedoni

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë sot organizon takim të parë për projektin ‘Krijimi i mundësive për punësime të reja të grave’, në kuadër të Programit operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013 (IPA Komponenti 4), i financuar nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti zbatohet në partneritet me Shoqatën ‘Humanost’, Shkup dhe Kryqin e Kuq të Austrisë, njofton AIM.


Në takim do të prezantohen qëllimet e projektit, në bazë të cilave do të zbatohen aktivitete gjatë vitit 2017 në territorin e qytetit të Shkupit. /Telegrafi/