LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Rajoni po përballet me sfida

Tahiri: Rajoni po përballet me sfida

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë tha se rajoni po përballet me disa sfida të panevojshme.

Ajo tha se Bashkimi Evropian duhet t’i përshpejtoj proceset e integrimit evropian, për të gjitha vendet e rajonit.

Ministrja për Dialog tha po ashtu se SHBA-të duhet ta vazhdojnë ndikimin në rajon.


Tahiri po ashtu tha se Rusia po tenton të ndikojë negativisht në rajon.  “Krahas agjendës së brendshme të vendeve të rajonit ne na u janë shtuar disa ambicie gjeopolitike”.

”Këtu e kam parasysh Rusinë, që ka shfaqur hapur ambiciet për të rritur ndikimin në rajon. Prandaj ne duhet të rrisim bashkëpunimin që të tregojmë se rajoni ynë është euroatlantik”. /Telegrafi/