LAJMI I FUNDIT:

Shkup, spitali po rikonstruktohet, pranohen vetëm rastet me urgjencë (Dokument)

Shkup, spitali po rikonstruktohet, pranohen vetëm rastet me urgjencë (Dokument)

EPSH Klinika universitare për sëmundje kirurgjike ‘Shën Naumi i Ohrit’, ish-Spitali i qytetit, informon se në objektin e saj po kryhet rikonstruksion i plotë i brendshëm dhe se pranohen vetëm rastet urgjente, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Për këtë arsye pranohen vetëm pacientët që janë me urgjencë, ndërsa të tjerët riudhëzohen në Klinikat kirurgjike dhe Spitalin e përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ Shkup, kumtoi Klinika, duke reaguar ndaj disa mediumeve të cilat dje kumtuan se ashensori i spitalit nuk punon, njofton AIM.

Klinika thekson se rikonstruksioni ka filluar në shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi/