LAJMI I FUNDIT:

Merovci: Intelektualiteti i Rugovës e ka mposhtur Millosheviqin

Merovci: Intelektualiteti i Rugovës e ka mposhtur Millosheviqin

Me shallin rreth qafës në shenjë nderimi për të, me fotografi të tij në sirtar e me një libër voluminoz të shkruar për jetën e tij, Adnan Merovci, bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, sjell shumë të pathëna për veprimtarinë e karakterin e Rugovës.

Si njeri i urtë, me aftësi të shumta intelektuale, me një karakter të fortë e optimizëm të thellë, Ibrahim Rugova ndihmoi në trasimin e rrugës drejt pavarësisë së Kosovës.

Me kontributin e strategjinë e tij politiko-paqësore, Rugova arriti ta “lëkundë” edhe karakterin e ish-udhëheqësit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Kështu tregon Adnan Merovci, ish-shefi i sigurimit të presidentit Rugova.


Ai në një bisedë ekskluzive për “Zërin” sjell shumëçka që lidhet me karakterin e Rugovës, me veprimtarinë e tij politike, qëndrimet e tij në Rambuje, qëndrimet e tij karshi UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s e deri te dobësitë e shakatë e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Në takimin që ai kishte pasur me Millosheviqin në Beograd, në kohën e bombardimeve, kishte kërkuar prerazi plotësimin e kërkesave të NATO-s dhe ndaljen e luftës.

Ndërkohë, gjersa tregon për këtë takim shoqëruesi i ish-presidentit thotë se Rugova kishte arritur ta “mposhtte” Millosheviqin. Me armën më të fortë – fjalët.

“Madje-madje, në këtë rast Millosheviqi ka qenë goxha inferior në këtë takim dhe intelektualiteti i Rugovës e ka mundur Millosheviqin. Nëse ai në këtë takim i ka sharë të gjithë liderët botërorë, në raport me Rugovën e ka pasur njëfarë inferioriteti”, shton më tutje ai.

Edhe pse si udhëheqës i Kosovës atë kohë Rugova nuk e kishte përkrahjen e pothuajse askujt për një pavarësi, ai asnjëherë nuk i humbi shpresat.

“Optimist i papërmirësueshëm ka qenë Rugova, të gjithë ne pesimistë që nuk i kemi besuar. Për këtë arsye Rugovës i atribuohet çështja e vlerave e meritave për pavarësi”, shton më tutje Merovci gjersa thotë se fakti që ish-presidenti nuk ishte pjesë e shpalljes zyrtare të pavarësisë nuk e zbeh aspak kontributin e tij karshi këtij synimi./Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori