LAJMI I FUNDIT:

Arsovska-Tomovska: Nuk ka punësime të reja deri në formimin e qeverisë

Arsovska-Tomovska: Nuk ka punësime të reja deri në formimin e qeverisë

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska, sot deklaroi se derisa nuk formohet qeveria, nuk mund të publikohen shpalljet për punësime të rregullta në kohë të pacaktuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ekziston ndalesë ligjore, deri në formimin e qeverisë së re të ketë punësime të reja, përveç në institucionet kur bëhet fjalë për aktivitete urgjente me ç’rast nevojitet institucioni të sigurojë vërtetim se me të vërtetë bëhet fjalë për diçka të tillë nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit”, tha ministrja, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fjalimit të Samitit global të grave lidere të vitit 2017, i cili mbahet në Shkup.

Sipas saj, shpallje publike për punësime të rregullta në kohë të pacaktuar nuk ka që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa në këtë periudhë, ka pasur angazhime vetëm të punëtorëve sezonal në NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe “Rrugët e Maqedonisë”.


“Shumë pak punësime kishte gjatë vitit të kaluar, ndërsa tani, edhe në këtë periudhë, do të shohim se si do të jetë me zgjedhjet. Derisa nuk formohet qeveri, nuk mund të publikohen shpallje”, potencoi Arsovska-Tomovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori