LAJMI I FUNDIT:

LSDM-ja paralajmëron punësimin e policëve në çdo lagje, si shokë për qytetarët

LSDM-ja paralajmëron punësimin e policëve në çdo lagje, si shokë për qytetarët

LSDM-ja përmes një komunikate të lëshuar për media, paralajmëron se do të krijojë policinë e lagjes, si mbrojtës për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në lagje të ndryshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët do të ndjehen të sigurtë në lagjet ku jetojnë. Do të kenë shokun e vetë mbrojtës, ai do të jetë polici i lagjes. Asnjëri nuk do të ndjehet i vetëm kur do t’i duhet ndihma. Prania e policëve në lagje bëhet për shkak të ndalimi të dhunës, vjedhjeve në shtëpi, prishjen e rendit dhe paqes publike, si dhe devijimeve tjera në shoqëri”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

LSDM-ja gjithashtu paralajmëron se qeveria e ardhshme do të zbatojë politika reale në interes të të gjithë qytetarëve./Telegrafi/