LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike mes dy të rinjve në “City Mall” në Shkup

Përleshje fizike mes dy të rinjve në “City Mall” në Shkup

Një rrahje brutale mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmë në qendrën tregtare City Mall në Shkup. Sipas TV24, në këtë përleshje janë përfshirë dy të rinj, ku njëri ka pësuar më rëndë dhe është dërguar në Qendrën për urgjencë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 21:00 në tarracën në katin e dytë të kësaj qendre tregtare. Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar autorët. Megjitha qendra tregtare ka funksionuar pa probleme./Telegrafi/