LAJMI I FUNDIT:

“Njeriu Dragua”: Burri më i armatosur në Amerikë, që posedon 80 vetura ushtarake, 200 mitralozë, tanke e granatahedhës (Foto/Video)

“Njeriu Dragua”: Burri më i armatosur në Amerikë, që posedon 80 vetura ushtarake, 200 mitralozë, tanke e granatahedhës (Foto/Video)

Një koleksionues i armëve i njohur me nofkën “Njeriu Dragua” cilësohet si “njeriu më i armatosur në Amerikë”, duke pasur nën pronësi mbi 200 mitralozë, tanke dhe granatahedhës.

Mel Bernstein, i cili fitoi nofkën “Njeriu Dragua” fal dizajnit të motoçikletës me formë të Dragoit që nxjerr flakë nga goja, më në fund ka organizuar një turne në muzeun e tij privat të njohur si “Toka e Dragoit”, transmeton Telegrafi.


Në parajsën e adhuruesit të armëve në El Paso të Colorado në Shtetet e Bashkuara, ai posedon terren për qitje me armë të ndryshme, 80 vetura ushtarake, licencë për shitje të armëve automatike dhe një terren tjetër për lojën tashmë të njohur si paint-ball.

Ky motoçiklist me krahët e mbuluar me tatuazhe të gjarpërinjve, duket se nuk brengoset fare se çfarë mendon shoqëria për koleksionin e tij marramendës që kap vlerën e më shumë se tetë milionë funteve.

“Sot do t’ua shpjegoj se pse më quajnë njeriu më i armatosur në Amerikë”, dëgjohet Bernestein duke thënë në videon e realizuar gjatë turneut në muzeun e tij privat.

Derisa kamerat kishin fokusuar objektivët në dhomat e mbushura me qindra pushkë automatike, ai tha: “I shihni këta mitralozë, të gjithë janë në gjendje të mirë dhe punojnë sikur të kishin dalë tani nga fabrika”.

“Më duhet të pranojë se afro 200 copë i kam në emrin tim. Nuk besoj se ekziston dikush tjetër në SHBA që ka kaq shumë armë në emrin e vet. Kam armë aq shumë të mëdha, sa që jo çdokush mund të gjuajë me ato”, ka shtuar ai.

Ai madje ua tregoi kameramanëve dhe fotografëve, dhomën e gjumit që i kishte muret e mbuluara me pushkë të ndryshme automatike.

Prona e tij e izoluar shtrihet në 260 hektarë larg rrugëve të zhurmshme të Brooklyn në New York, vend ky ku edhe ishte rritur, transmeton Telegrafi.

Ai në klasën e nëntë braktisi mësimet për të koleksionuar armë, dhe për të ndërtuar motoçikleta me të cilat shëtiste me shokët e vet.

Pasi kreu shërbimin ushtarak nga viti 1965-1966 në luftën e Vietnamit, Bernestein hapi një dyqan që merrej me riparimin e motoçikletave në Long Island.

Por në vitin 1982 ai u zhvendos në Colorado së bashku me gruan Terry Flanell, ku edhe hapen një dyqan të armëve dhe filluan të prodhojnë dhe koleksionojnë armë të ndryshme.

Por Bernstein mbeti me zemër të thyer kur gruaja e tij u qëllua aksidentalisht për vdekje në vitin 2012, derisa po xhironin një reality show për Discovery Channel.

Ajo në fakt ishte goditur nga dy bomba të tymit që fluturonin me 200 kilometra në orë, dhe që përdoren për t’i mbushur me tym zona të caktuara në fushëbeteja.

Një pjesë e muzeut të tij privat përmban më shumë së 900 manekin të uniformuar, 88 vetura dhe tre mijë armë të ndryshme nga shpatat e samurajëve deri tek granatahedhësit.

Ai ka edhe një dhomë të veçantë me armë që janë përdorur në çdo luftë që shteti i tij ka marrë pjesë, nga Lufta e Parë Botërore deri të ajo në Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori