LAJMI I FUNDIT:

Deshën të shkatërrojnë televizorin e vjetër, brenda të cilit fshiheshin 72 mijë dollarë

Deshën të shkatërrojnë televizorin e vjetër, brenda të cilit fshiheshin 72 mijë dollarë

Një burrë 68-vjeç nga Kanada ka qenë shumë i befasuar kur autoritetet i kthyen në shtëpi më shumë se 71.900 dollarë në kesh. Paratë ishin zbuluar në një televizor të vjetër.

Një punëtore e fabrikës së riciklimit, gjatë muajit të kaluar kishte gjetur të hollat që kishin qenë të fshehura në televizor, transmeton Telegrafi.

Kjo fabrikë që gjendet në Ontario, ka bërë të ditur se menjëherë kishte kontaktuar Policinë. Dhe, aty autoritet zbuluan se paratë e humbura i kishte trashëguar burri i moshuar.


Paratë ishin fshehur në një kuti së bashku me dokumente, gjë që ua ka lehtësuar punën autoriteteve që të gjejnë pronari.

Por ky burrë u ka thënë policëve se i kishte harruar paratë kur ia kishte falur televizorin një miku.

Paratë ishin fshehur 30 vite më parë dhe ishin dedikuar për anëtarët e familjes si pjesë e planit të trashëgimisë.

Pronari i fabrikës ka falënderuar punëtorët e vet për sinqeritetin e treguar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më

Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më "misterioze" në Tokë - burri e poston atë në rrjete sociale

Interesante
Adoleshenti indian me 'sindromën e ujkut' fiton Rekordin Botëror Guinness

Adoleshenti indian me 'sindromën e ujkut' fiton Rekordin Botëror Guinness

Fun

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Burri vjedh dhe më pas i gëlltit bizhuteritë me vlerë mbi 700 mijë euro

Burri vjedh dhe më pas i gëlltit bizhuteritë me vlerë mbi 700 mijë euro

Virale
Ky trevjeçar rikujton “jetën e mëparshme” – identifikon edhe vrasësin e tij (Video)

Ky trevjeçar rikujton “jetën e mëparshme” – identifikon edhe vrasësin e tij (Video)

Kalo në kategori