LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh ndodhin, kur, ku dhe pse? Nëntë fakte të çuditshme rreth aksidenteve ajrore!

Sa shpesh ndodhin, kur, ku dhe pse? Nëntë fakte të çuditshme rreth aksidenteve ajrore!

Në të vërtetë, të fluturosh është mënyra më e sigurt për të udhëtuar, pavarësisht nga përshtypja që ju mund të merrni duke parë lajmet.

Gjithsesi edhe rrugëtimi me aeroplan nuk është se nuk ka telashe. Madje edhe shumë të mëdha.

Më poshtë janë disa nga arsyet kryesore rreth përplasjeve të avionëve, sa shpesh ndodhin ato, kur, ku, dhe pse.


1) Ose pothuajse të gjithë i mbijetojnë një aksidenti ajror, ose pothuajse askush nuk shpëton
Një analizë e plotë nga qeveria e SHBA-ve rreth aksidenteve ajrore të viteve 1983-2000, doli në përfundimin se shumica e aksidenteve kanë një shkallë me të vërtetë të lartë mbijetese, nga 81 deri në 100 për qind. Por në një pjesë të vogël të aksidenteve, vetëm 0 deri në 20 për qind e njerëzve mbijetojnë.

2) Fluturimi është shumë më i sigurt se sa ngasja

Rreziku i vdekjes si pasojë e ngasjes, në një udhëtim prej 100 miljesh në krahasim me atë fluturues, është më i lartë.

3) Frika nga fluturimet mund të çojë në rritjen e numrit të vdekjeve në rrugë

Menjëherë pas 11 shtatorit, njerëzit po udhëtonin më pak me avionë dhe po ngisnin rreth 3 për qind më shumë. Hulumtuesi psikologjik Gerd Gigerenzer, vuri në dukje se kjo shtesë lëvizëse ishte përgjegjëse për 353 vdekje të tepërta në tre muajt e ardhshëm pas ngjarjes tragjike të 11 shtatorit.

4) Avionët janë duke u përplasur më pak dhe duke vrarë më pak njerëz

Viti më i keq për vdekjet e shkaktuara nga fluturimet ajrore, ishte në 1972-shin. Është e qartë se ne nuk jemi duke jetuar në kohën më të rrezikshme për të fluturuar.

5) Vdekjet e pasagjerëve të aeroplanëve janë duke shkuar poshtë

Gjatë katër dekadave të fundit rreth fatkeqësive ajrore, të shkaktuar si pasojë e një aksidenti të rastësishëm apo nga sulmet terroriste, ka rënë edhe numri i udhëtarëve. Kjo tregon se shumica e vdekjeve ka ndodhur për shkak të aksidenteve, dhe jo sulmeve terroriste.

6) Të paktën 88 avionë janë zhdukur që nga viti 1948

Kjo llogaritje është bërë nga Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit, një iniciativë e pavarur private, që ruan bazën e të dhënave të avionëve, ushtrisë, dhe aksidenteve e korporatave në të gjithë botën. Të 88 fluturimet u zhdukën krejtësisht pa lënë asnjë gjurmë të vetme.

7) Aeroplanët reaktivë janë përplasur më tepër gjatë momentit të ngjitjeve dhe zbritjeve

8) Të fluturuarit në Amerikën e Veriut është mënyra më e sigurt, se në Afrikë apo ish-Bashkimin Sovjetik
Amerika e Veriut dhe Evropa janë vende mjaft të sigurta për të fluturuar. Megjithatë “Forbes” vë në dukje se fluturimet janë më të rrezikshme në disa vende të Afrikës dhe shtetet ish-sovjetike.

9) Pjesa më e sigurt e avionit mund të jetë prapa. Ose ndoshta jo.

Në vitin 2007, Mekanika Popullore u kthye 36 vjet prapa në përplasjen fatale të SHBA-ve për të gjetur se ku ishin ulur njerëzit që mbijetuan. Ata arritën në përfundimin se pjesa e prapme e avionit ishte më e mira. Megjithatë, për shkak se përplasje të tilla janë aq të rralla, kanë qenë vetëm 20 raste të vëna në dispozicion për kryerjen e analizës. /Shekulli/

Në trend Fun

Më shumë

"Po rinovonim shtëpinë e ëndrrave, ajo që gjetëm na bën të mendojmë se është 'e pushtuar'", çifti suedez ndan historinë e derës sekrete që zbuluan

Interesante
Menaxheri në Kinë fitoi rreth 46,000 euro dëmshpërblim pasi u pushua sepse bëri “një sy gjumë” në punë

Menaxheri në Kinë fitoi rreth 46,000 euro dëmshpërblim pasi u pushua sepse bëri “një sy gjumë” në punë

Interesante
Edhe pas 52 operacioneve estetike duket natyrale?

Edhe pas 52 operacioneve estetike duket natyrale?

Tigri siberian 'shkatërron' portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha

Tigri siberian 'shkatërron' portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha

Virale
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Fun
Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur

Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur

Interesante
Kalo në kategori