LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Presidenti Thaçi pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Me ftesë të ambasadorit Wolfgang Ischinger, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC).

Presidenti Thaçi bashkë me 500 liderë botërorë do të marrë pjesë në këtë konferencë, e cila në pesë dekadat e fundit është shndërruar në një tubim të rëndësishëm për komunitetin strategjik ndërkombëtar.


Gjatë konferencës, presidenti Thaçi pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe me liderë botërorë.

Në këto takime, ai do të flasë për agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Që nga themelimi i saj më 1963 nën emrin “Internationale Wehrkunde-Begegnung”, Konferenca e Sigurisë në Mynih ka qenë një forum i pavarur që i kushtohet promovimit të zgjidhjeve paqësore të konflikteve, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut.

Konferenca e Sigurisë në Mynih hapet sot më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri të dielën më 19 shkurt 2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori