LAJMI I FUNDIT:

Rrëshqitje dheu në rrugën Pejë-Bogë, rekomandohet kujdes për qytetarët

Rrëshqitje dheu në rrugën Pejë-Bogë, rekomandohet kujdes për qytetarët

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës rajonale Pejë-Bogë ka pasur rrëshqitje të dheut.

Me gjithë atë, ky aks rrugor mbetet i hapur për qarkullim, ndërsa ekipet e MI-së dhe kompania e kontraktuar do të kujdestarojnë 24 orë çdo ditë, për të mirëmbajtur dhe pastruar këtë rrugë, në mënyrë që qarkullimin të zhvillohet pa problem.

MI i këshillon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë pjesë të rrugës. /Telegrafi/