LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia të jetë prioritet i bashkëpunimit në mes Francës dhe Kosovës

Ekonomia të jetë prioritet i bashkëpunimit në mes Francës dhe Kosovës

Është fakt se agjenda politike është duke dominuar në realitetin kosovar dhe po reflektohet edhe në bashkëpunim me vendet e tjera mike siç është Franca, ka vlerësuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu gjatë takimit me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert.

“Rëndësia e partneritetit me Francën është shumë dimensionale por besoj fuqishëm që tani është koha kur bashkëpunimi ekonomik dhe hulumtimi i gjetjes së formave të avancuara të bashkëpunimit ekonomik duhet të jetë prioritet i përafrimit të interesave te të dy shteteve mike”, ka thënë kryetari Gërxhaliu.

Potencialet dhe përvoja e kalitur e kompanive dhe institucioneve franceze sidomos në fushën e energjetikes, transferit teknologjik dhe sistemit knowhow, turizmi, agrobiznesi dhe përpunimi i produkteve bujqësore, ambientalizmi, edukimi, infrastruktura, IT, sistemi bankar janë ato fusha ku duhet të avancohet bashkëpunimi dhe të krijohen efekte win – win”, vlerëson kreu i Odës.


AmbasadoriChabert i shprehi gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve mike, Francës dhe Kosovës, duke theksuar se ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë synim i përbashkët.

Së shpejti do të kemi edhe forma më të avancuara organizative të bizneseve nga Kosova, Franca dhe Frankofonia dhe besojë fuqishëm që ky organizim më gjithëpërfshirës do të jetë një hap shtytës i lobimit, avancimit dhe krijimit të një realiteti të ri për bashkëpunim ekonomik, vlerësoi ambasadori francez.

Planifikojmë që deri në fund të vitit 2017 të kemi edhe aktivitete konkrete qofshin forume ekonomike, misione tregtare apo forma të tjera të bashkëpunimit reciprok qoftë në Kosovë apo Francë duke avancuar institucionalizimin e këtij bashkëpunimi dhe në vitet në vijim të kemi rezultate edhe më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik në interesat e të dyja shteteve mike, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Kalo në kategori