LAJMI I FUNDIT:

Janeva: PSP-ja i ndjek grupet kriminele në qeveri, ndërsa Gjykatat krijojnë pengesa

Janeva: PSP-ja i ndjek grupet kriminele në qeveri, ndërsa Gjykatat krijojnë pengesa

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva, përsëri ka deklaruar se disa gjykata e bllokojnë punën e PSP-së. Ajo paralajmëroi se gjykatësit “mund ta keqpërdorin detyrën e tyre zyrtare dhe pushtetin kur bëhet fjalë për për korrupsion nga funksionarë të lartë nga pushteti të cilët i heton PSP-ja”.

“PSP-ja i zbaton të gjitha propozimet për paraburgime, por siç e din publiku një numër i gjykatësve i refuzon propozimet tona, ne ndjekim mënyrën evropiane me baraburgime dhe masa tjera të sigurisë”, ka thënë Katica Janeva.

Ajo gjithashtu tha se nuk janë të kënaqur nga puna e gjykatësve nga lëndët e tyre, për shkak se nëse sjellin vendim për kontroll ose paraburgim, të njëjtat propozime refuzohen nga gjykatat./Telegrafi/