LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti në pritje të përgjigjes për lirim të shërbimeve

Aeroporti në pritje të përgjigjes për lirim të shërbimeve

Limak, kompania që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, ka dorëzuar më 14 tetor 2016 propozimin për të ofruar shërbimet e trajtimit në tokë për 50% më lirë për të gjithë operatorët ajror të cilët nuk bartin mallra, por bartin vetëm pasagjerët dhe bagazhin e tyre.

Pas 5 muajve, propozimit të dorëzuar ende nuk i është dhënë përgjigje nga njësia e partneritetit publiko privat në kuadër të Ministrisë së Financave, edhe pse ndryshimet e propozuara ndikojnë në rritje të numrit të fluturimeve nga Aeroporti, në zgjerimin e listës së destinacioneve si dhe në lirimin e çmimeve të fluturimit për udhëtarë, dhe atë në periudhë të shkurtë kohore.

“Kompania Limak është në kontakt të përhershëm me kompanitë ajrore që aktualisht ofrojnë shumë fluturime nga dhe për në Prishtinë si EasyJet, Germania, Germanwings etj, por po ashtu në bashkëpunim edhe me kompani tjera ajrore, sidomos me ato që operojnë me kosto shumë të ulët”, thonë burime të redaksisë.
Sipas informatave, kompanitë ajrore tani më kanë shprehur gatishmërinë e plotë për të ofruar fluturime në shumë destinacione të reja por edhe në rritjen e numrit të fluturimeve në destinacionet ekzistuese. /Telegrafi/



Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Ekonomi
Kalo në kategori