Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për dy vlerësime që ka marrë së fundi Kosova, i pari në Forumin Botëror të Investitorëve 2017 ku Qeveria e Kosovës fitoi çmimin “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë” si dhe vlerësimin e Fondacionit HERITAGE i cili ka renditur Kosovën në vendin e 46-të në botë dhe të 22-të në Evropë për sa i përket lirisë ekonomike.
“Dëshiroj po ashtu të përgëzoj Kosovën, Qeverinë apo Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për mirënjohjen që është dhënë si ‘Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë’ . Ky çmim na është dhënë në Forumin Botëror të Investitorëve 2017, që u mbajt në Stamboll”, tha ai.
Çmimi është pranuar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe është një prej vlerësimeve më të mëdha që vjen pas një periudhe të angazhimeve të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e mjedisit afarist dhe krijimit të politikave të favorshme të ndërmarrësish, thuhet në njoftim.
Kjo mirënjohje është marrë në një tubim prej 450 investitorëve nga 54 vende të botës, ku ne jemi vlerësuar si vendi më i suksesshëm dhe më i mirë.
“Kosova është vlerësuar nga juria ndërkombëtare e Forumit si vendi më reformator sa i përket mbështetjes së ndërmarrjeve të reja (start-up). Juria ka marrë për bazë reformat sa i përket fillimit, përkatësisht regjistrimit të bizneseve, duke iu referuar raportit të fundit të Bankës Botërore ku Kosova është ngritur në vendin e 13-të në nivel botëror nga vendi i 47-së sa ishte një vit më parë. Po ashtu juria ndërkombëtare ka konstatuar se Kosova ka lehtësuar procedurat burokratike, ka thjeshtëzuar sistemin e tatimeve dhe ka ndërtuar një nga regjimet më të ulëta të taksave në Evropë, me 10 % tatim në të ardhura dhe me 0 % tatim në dividendë”, tha kryeministri.
“Kemi po ashtu edhe një vlerësim tjetër, për të cilin dëshiroj t’ju njoftoj. Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike. Sipas kësaj, dua t’ju njoftoj se Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe vendi i vendi 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi. Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues. Po ashtu dëshiroj të inkurajoj të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritarë për masat që edhe më tutje mund t’i ndërmarrim tek bizneset por edhe në fushat tjera, në mënyre që të gjithë ne të promovojmë rezultatet dhe të krijojmë sa më shumë kushte për investitorët e jashtëm”, tha kryeministri Mustafa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze