LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Amerikanët kundërshtuan hapjen e çështjes së Luginës në Vjenë

Haziri: Amerikanët kundërshtuan hapjen e çështjes së Luginës në Vjenë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në Zona B të Klan Kosovës, ka përsëritur idenë e tij se problemi me Serbinë zgjidhet kur të qartësohet çështja e territorit.

Ai ka deklaruar se zhvillimet e fundit tregojnë se po shkojmë drejt zgjidhjes së këtij problemi.

“Reagimi opozitar i konstruktuar, i ndërtuar, i artikuluar politikisht, i dhunshëm, e ka tërhequr zvarrë qeverinë drejt agjendës së opozitës, në vend se t’i jepet pak kohë për të punuar”, tha Haziri.


“Për t’i zgjidhur problemet me Serbinë duhet të zgjidhet problemi i territorit. Kosova e Kushtetutës së vitit 1974 është lëkurë e ngushtë për neve sepse ka mbetur një pjesë e territorit jashtë. Besoj që zhvillimet që po ndodhin kohëve të fundit do të çojnë drejt një zgjidhje të problemit. Qysh në Vjenë ka qenë i mundshëm zgjerimi i diskutimit edhe për Luginën e Preshevës, por me insistimin e amerikanëve kjo gjë nuk ka ndodhur”, tha Haziri.

“Serbia në Vjenë ka shkuar me platformë të parandalimit të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan. Ata vazhdimisht kanë thënë se nuk mund të ketë dy shtete shqipfolës në Evropë”.

Haziri ka deklaruar se ideja e tij nuk paraqet ndërrim territoresh, por rivijëzim të kufirit me Serbinë.

“Nuk ka parim të ndërrimit të territoreve. Është ripërshkrim i kufirit mes dy shteteve. Sepse në vitete e 50-ta Kosovës i janë marrë fshatra shqiptare në lindje dhe i janë bashkuar ato në veri, Zubin Potoku dhe Leposaviqi”, tha Haziri. /klankosova.tv

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori