LAJMI I FUNDIT:

Gërmojnë nëpër lumin e ngrirë duke kërkuar flori: Në këtë fshat është aq ftohtë, sa që banorët nuk kanë nga çfarë të mbesin gjallë (Video)

Gërmojnë nëpër lumin e ngrirë duke kërkuar flori: Në këtë fshat është aq ftohtë, sa që banorët nuk kanë nga çfarë të mbesin gjallë (Video)

Jeta në fshatin Tash-Bashat në regjionin Narjin në Kirgistan, nuk është aspak e lehtë. Gjatë muajve të vështirë të dimrit për shkak të mungesës së punës nëpër ferma, njerëzit gërmojnë duke kërkuar ari dhe atë gjë e bëjnë në ujërat e ngrira.

Ari është minerali i vetëm që gërmohet në Kirgistan. Miniera Kutmor arrin të prodhoj deri në 18 ton ari në vit, që do të thotë tetë për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Por, në periferi të Tash-Bashatit nuk ka minierë. Ari mund të gjendet vetëm në ujërat e ngrira në lumin e Najrinit, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e lumit që kalon përmes fshatit është e pasur me ar, por vetëm fshatarëve u lejohet ta kërkojnë. Njerëzit e tjerë nuk janë të mirëseardhur. Në këtë lumë ekzistojnë edhe dy vende tjera të tilla.


Çdo ditë nga dhjetori deri në fund të shkurtit, njerëzit shkelin nëpër ujin e akullt në kërkim të arit, duke u sfiduar nga temperaturat deri në minus 40.

“Me miqtë dhe shokët e shkollës vi në këtë vend për të kërkuar ari. Ata (miqtë) ndezin një zjarr për të tharë pajisjet tona. Pasi që është dimër, dhe temperaturat sillen deri në minus 40 gradë celsius, detyrohemi t’i shkrijmë pajisjet”, ka deklaruar Sanarbek Atabajev.

Banorët e këtij fshati janë detyruar të merren me kërkimin e arit, pasi që gjatë dimrit nuk ka punë tjera. Sipas tyre, më mirë të punojnë diçka sesa ta kalojnë ditën duke qëndruar të mbyllur në shtëpi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fmfHHdwGeB8

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Amerika
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Kalo në kategori