Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, kanë takuar kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin me të cilin kanë biseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit sidomos nga fusha ekonomike.
Agim Shahini njoftoi kryetarin e Gjilanit lidhur me funksionimin e AKB-
së, e cila pos funksionimit në Kosovë, ka zyrën e saj funksionale edhe në Linz të Austrisë dhe së shpejti do të ketë edh enë Milano të Italisë, Gjenevë të Zvicrës dhe shtete tjera.
“Ne po vazhdojmë pa reshtur misionin tonë në vetëdijesimin e konsumimit dhe fuqizimit të prodhimeve vendëse, ku edh e kemi shënuar rezultate të prekshme dhe ky mision nuk do të ndalet”, tha kryetari i AKB-së.
Ai tregoi se ka investitorë të huaj të interesuar për investime, sidomos në infrastrukturën rrugore, atë të ujërave të zeza, kanalizimeve e të tjera, nga të cilat projekte mund të përfitoi Komuna e Gjilanit.
“Ndërtimi i autostradës Dheu i Bardhë- Gjilan- Prishtinë, ka rëndësi të madhe jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe në lëvizjen e qytetarëve andej e këndej kufirit e më gjerë e cila dërgon drejt bashkimit kombëtar”, tha Shahini. Sipas tij çështje politike kanë ngulfatur edhe ekonominë.
Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se kanë krijuar lehtësira për bizneset e sidomos ato prodhuese. Zero janë taksat për regjistrim biznesi, ndërsa problem mbetet mungesa e pronës të cilën po e kërkojnë bizneset për veprimtari të ndryshme.
“Gjilani, ka kompani prodhuese të suksesshme e po ashtu edhe ato të nderimit të cilat kanë marrë hovë dhe sipas hulumtimeve Gjilani ka nevojë që të vazhdoi me ndërtime të larta banimi edhe për dhjetë vjet”, tha Haziri.
Ai tregoi se së shpejti do të nisë ndërtimi i autostradës Sheu i Bardhë- Gjilan- Prishtinë 62 kilometra. Shpronësimi është në proces dhe brenda muajit do të hapet tenderi. Kryetari tregoi se në maj do të nisë edhe zgjerimi me katër korrësi i rrugës nga qyteti deri në Bresalc të Gllama dhe nga qyteti deri në Kllokot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025