LAJMI I FUNDIT:

Më 2016 u importuan rreth 2 milionë euro lule në Shqipëri

Më 2016 u importuan rreth 2 milionë euro lule në Shqipëri

Vlera e importit të luleve në vitin 2016 është rreth 2 milionë euro dhe vendet nga ku importohen më shumë janë Italia me 66.3 për qind dhe Holanda me 30.9 për qind.

Vlera e importit të luleve për vetëm dy muajt e parë të vitit të shkuar llogaritet 220 mijë euro.


Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), vlera e importit të luleve gjatë muajit janar-shkurt është rreth 220 mijë euro dhe në vitin 2016 ka pësuar një rritje me 36,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Më shumë se gjysma e luleve të prera në botë, janë blerë e shitur në ankandet që zhvillohen në Aalsmeer-it në Holandë, e cila është një nyjë e tregut global të luleve qysh prej fillimit të shekullit të 20. Çdo ditë të javës, në mëngjes, blerësit vërshojnë drejt Aalsmeer-it, rreth një gjysmë ore larg Amsterdamit, për të qenë prezentë në një treg të madh mallrash që mbulon rreth dy milionë metër katrorë sipërfaqe.

Studiuesit në Universitetin e Wageningen-it, rreth 50 milje në juglindje të Amsterdamit, po punojnë mbi mënyrat se si t’i mbajnë lulet në kontejnerë për javë me radhë, duke i vendosur në temperatura shumë pranë ngrirjes. Ndërsa teknologjia akoma është në fazën e testimit, në fakt ajo mund t’u vijë në ndihmë rritësve të dërgojnë lule me anije më shumë sesa me avionë.

Në Dubai gjendet Miracle Garden, kopshti më i madh në botë, me 45 milionë lule, në një sipërfaqe prej 7.2 hektarësh. Sistemi i ujitjes është më moderni në botë, ai bën të mundur riciklimin e ujit, ndërsa shmang edhe avullimin e ujit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori