LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti takoi ambasadoren turke Erkal Kara, dënoi grushtshtetin në Turqi

Ahmeti takoi ambasadoren turke Erkal Kara, dënoi grushtshtetin në Turqi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Tülin Erkal Kara, me të cilën kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Ankarasë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti prezantoi pesë opcionet e mundshme të BDI-së për dalje nga kriza politike. Njiherit, Ahmeti dënoi përpjekjen e dështuar për grushtet në Turqi duke thënë që marrja e pushtetit me dhunë është e patolerueshme, dhe njëkohësisht dënoi edhe sulmet teroriste në Turqi duke shfaqur solidaritet me popullin turk dhe ngushëllime për viktimat.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për çështje tjera të interesit të ndërsjellë dhe u dakorduan që të vijojnë dialogun konstruktiv./Telegrafi/