LAJMI I FUNDIT:

Nëna nuk i dha para, djali tentoi ta djegë me benzinë

Nëna nuk i dha para, djali tentoi ta djegë me benzinë

Të hënën 32 vjeçari Emiljan Tushini, u arrestua në Korçë, pasi leu me benzinë dhe tentoi të digjte të gjallë nënën e tij. Shkak i konfliktit ishte refuzimi i nënës për t’i dhënë para.

52­ vjeçarja, Mimoza Sadikllari për shkak të kushteve të vështira ekonomike, nuk ia ka plotësuar kërkesën për para dhe pas një grindjeje të ashpër, djali ka shkuar deri në aktin fatal kundër asaj që e ka sjellë në jetë.

Teksa i ka vënë flakën dhe është larguar, gruaja është përpjekur ta shuajë vetë zjarrin në trupin e saj dhe më tej ka kërkuar edhe ndihmën e vajzës së saj, e cila jetonte në një banesë atje pranë. Pas shuarjes së flakëve, ajo u transportua me urgjencë në spital.


Sipas mjekëve, gruaja ka pësuar djegie të shkallës së parë e të dytë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori