LAJMI I FUNDIT:

Grçeva: Nëse do të ketë koalicion LSDM-BDI, fitues në zgjedhjet e ardhshme është OBRM-PDUKM dhe Besa (Video)

Grçeva: Nëse do të ketë koalicion LSDM-BDI, fitues në zgjedhjet e ardhshme është OBRM-PDUKM dhe Besa (Video)

Grçeva: Nëse do të ketë koalicion në mes LSDM-së dhe BDI-së, fitues në zgjedhjet e ardhshme është OBRM-PDUKM

BDI do të pret një proces të dhimbshëm. Ndoshta do të vetësakrifikohet për shkak se zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme dhe OBRM është shumë më e fortë në terren në Maqedoninë Perëndimore, ku ata presin kryetarët e komunave. Deri më tani OBRM i ka gërshetuar votat e tyre te BDI, tani atë nuk do ta ketë, thotë Solza Grçeva në emisionin e Vasko Eftovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

BDI, shton ajo, nuk mund të fitojë në zgjedhjet lokale pa OBRM dhe mendoj se zgjedhjet lokale do të jenë edhe më keq se ato parlamentare. Fakti është se ata janë të lidhur për suksesin e OBRM-së në zgjedhjet lokale.


‘Nëse ka një koalicion mes LSDM-së dhe BDI-së mendoj se OBRM dhe BESA do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Kjo është teza ime se ata të cilët tani nuk do ta formojnë qeverinë do të jetë fitiues në zgjedhjet e ardhshme. BDI e sheh vetë por është vendosur në situatë të pamundur, ata vetë kanë hyrë në një politikë të komplikuar’, tha Grçeva. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori