LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj dhe Palmer koordinojnë aktivitetet

Hoxhaj dhe Palmer koordinojnë aktivitetet

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar Palmer për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, duke vënë në pah raportet e shkëlqyera ndërshtetërore mes dy vendeve.


Gjatë këtij takimi palët diskutuan për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në politikën e jashtme për këtë vit, jo vetëm në aspektin bilateral por edhe në atë multilateral, duke përfshirë dhe organizatat ndërkombëtare dhe procese të tjera me rëndësi për Kosovën.

“Biseduam për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në politikën e jashtme për këtë vit. Bashkëpunimi ynë tashmë nuk do të jetë vetëm bilateral por do të zgjerohemi edhe në planin multilateral, organizata ndërkombëtare dhe shumë procese të tjera të rëndësishme për Kosovën, ku do të ketë përfshirje më të madhe të departamentit amerikan të shtetit”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, Palmer ka deklaruar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori