Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka vizituar sot, Gjykatën Themelore në Pejë ku u prit nga kryetari i saj, Kreshnik Radoniqi me bashkëpunëtorë.
Pasi foli për arsyet e vizitës dhe gjendjes në sistemin e drejtësisë, Ministrja Hoxha diskutoi për reformën dhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë.
“Një nga ndryshimet pozitive që presim të ndodhin pas rishikimit funksional në sektorin e sundimit të ligjit, është hartimi i strategjisë së sektorit të sundimit të ligjit, strategji e cila do të jetë baza e reformave të vazhdueshme që do të ndërmerren në sektorin e sundimit të ligjit, duke përfshirë edhe gjyqësorin. Funksionimi efektiv i gjykatave themelore është kyç për sundimin e ligjit”, theksoi ministrja Hoxha.
Po ashtu, ministrja vuri në dukje rëndësinë e pjesëmarrjes gjithëpërfshirës në rishikimin të legjislacionit.
“Pjesëmarrja juaj aktive duke kontribuar jo vetëm me punë në grupe punuese por edhe duke i komentuar me shkrim amendamentet e caktuara që ju i hasni në praktikë, do të jenë të mirëpritura dhe do të rishikohen nga grupi punues gjatë rishikimit të legjislacionit, ngase ligjet e aprovuara duhet të jenë edhe të aplikueshme”, theksoi Hoxha.
Kryetari i Gjykatës themelore, Kreshnik Radoniqi mirëpriti vizitën e Ministres Hoxha duke theksuar se vizitat e tilla ndikojnë gjithanshëm në punën e tyre, sepse është dëshmi se gjyqësori ka mbështetjen e plotë nga institucionet qendrore. “Përkushtimi ynë për ngritjen e cilësisë së gjyqësorit është i vazhdueshëm. Konsideroj se perceptimi i punës së gjyqësorit nuk është në pajtim me punën që bëhet, ne bëjmë punë të çmueshme dhe kontribuojmë çdo ditë për fuqizimin e sundimit të ligjit”, theksoi Radoniqi.
Në diskutim u mirëprit dhe vlerësua lartë vizita që i kontribuon jo vetëm komunikimit të drejtpërdrejtë në funksion të sundimit të ligjit, por edhe ngritjes së transparencës, ngase Gjykatat themelore janë qenësore edhe në ngritjen e perceptimit pozitiv të gjyqësorit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj