LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Për Spitalin e Tetovës do të kujdeset Qeveria e re, përfundoi koha e tenderëve të Todorovit

LSDM: Për Spitalin e Tetovës do të kujdeset Qeveria e re, përfundoi koha e tenderëve të Todorovit

LSDM-ja përmes një komunikate me shkrim ka reaguar ndaj konferencës së sotme të ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili tha se do të investojë në Spitalin e Tetovës dy milionë euro. Nga LSDM thonë se për Spitalin e Tetovës do të kujdeset Qeveria e re dhe se tenderët e Nikolla Todorovit kanë përfunduar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Spitali i Tetovës, si gjithë institucionet tjera shëndetësore në Maqedoni do të kenë kushte të dinjitetshme për punë për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, por këtë do ta sigurojë Qeveria e re e përgjegjshme e qytetarëve të Maqedonisë. Qytetarët e Tetovës, si edhe qytetarët në pjesët tjera në Maqedoni e dinë se Nikolla Todorov vetëm flet për tenderët, por ata nga tenderët e kësaj qeverisje nuk kanë parë asnjë të mirë në 10 vitet e fundit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM gjithashtu thonë se qytetarët e Tetovës ankohen për çdo ditë për mungesë të pajisjeve medicinale dhe kushte të këqija brenda spitalit./Telegrafi/


Nikolla Todorov paralajmëron investim prej dy milionë eurove në Spitalin e Tetovës
Lexo po ashtu Nikolla Todorov paralajmëron investim prej dy milionë eurove në Spitalin e Tetovës