LAJMI I FUNDIT:

Babai i Arben Xheladinit kërkon drejtësi për djalin e vrarë 10 vjet më parë

Babai i Arben Xheladinit kërkon drejtësi për djalin e vrarë 10 vjet më parë

Dera është e hapur dhe shtëpia e mbushur plot miq. Dhe secili që shkon has në mikpritjen e familjes së Arben Xheladinit.

Në përvjetorin e dhjetë të vrasjes së tij, ndonëse të moshuar, prindërit e Arbenit, Shabani dhe Resmija, ngrihen e tregojnë respektin për ata që shkojnë t’i vizitojnë e të solidarizohen me dhimbjen e tyre.

Por, në këtë shtëpi nuk ka shkelur ndonjë këmbë udhëheqësish të shtetit. Për ngushëllime as para dhjetë vjetësh, as pas tyre Shaban Xheladini tregon se nuk i erdhi askush nga Qeveria. Ai thotë se i biri i tij u vra në një protestë paqësore dhe të drejtë, dhe se biri i tij ndodhej në atë protestë për të mirën e vendin, paqësisht.


“Sjelljet e pushtetit brenda këtyre dhjetë vjetëve edhe më shumë na kanë prekur. Janë sjellë sikur Arbeni dhe Moni mos me qenë të Kosovës”, thotë Shabani, 82-vjeçar, babai i Arbenit.

Ai thotë se institucionet e Kosovës nuk janë angazhuar fare rreth zbardhjes së rastit dhe dënimit të kryerësve të vrasjes, sikurse nuk ka ndodhur kjo punë në Kosovë, apo siç shprehet ai, nuk ka ndodhur me banorë të Kosovës.

“Arbeni ka marrë pjesë në një protestë paqësore dhe të drejtë. Ka qenë protestë që është munduar të mbrohet Kosova”.

Xheladini shpreh bindjen e tij se protestat janë mbajtur për t’i ndihmuar Kosovës dhe popullatës së saj.

“Tek ne nuk vlerësohet ajo, tek ne në qoftë se nuk je me mua, je armik imi. Pa marrë parasysh a mundohesh për të mirën e Kosovës apo jo, nëse nuk pajtohesh personalisht me mua, armik je. Kjo po na kushton sot, do të na kushtojë dhe nesër”.

“Në qoftë se shteti dhe Qeveria i konsideron këta dy djem, Arbenin dhe Monin, si pjesëtarë të vet, si anëtarë të këtij shteti, ata duhet të gjejnë forma dhe të interesohen për të sjellë drejtësinë në vend”, thotë Shaban Xheladini. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori