LAJMI I FUNDIT:

“Platforma e shqiptarëve është diskriminuese për bashkësitë tjera në Maqedoni”

“Platforma e shqiptarëve është diskriminuese për bashkësitë tjera në Maqedoni”

Gazeta maqedonase “Veçer” bën të ditur se serbet, turqit, romët dhe bashkësitë tjera etnike në Maqedoni mendojnë se platforma e partive shqiptare është thyerje klasike e Marrëveshjes kornozë dhe me këtë edhe shkele e Kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lideri i serbëve në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq në intervistë për Sitel theksoi se me pranimin e platformës shqiptare Maqedonia do të bëhet shtet binacional.

“Në Maqedoni vendosin përfaqësuesit e popullit maqedonas, shqiptar, turq, rom dhe serb dhe gjithë këtë e bëjnë së bashku dhe askush nuk mund të na e marrë të drejtën të vendosin në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Ivan Stoilkoviq, kryetari i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni.


Sipas “Veçer” edhe romët, turqit dhe bashkësitë tjera etnike kanë qëndrim të njëjtë me serbët./Telegrafi/