LAJMI I FUNDIT:

Përgjigja për “sulmet” nga Ballkani: Sorosi krijohet si problem, veç nga qeveritë e dështuara

Përgjigja për “sulmet” nga Ballkani: Sorosi krijohet si problem, veç nga qeveritë e dështuara

Shtimi i sulmeve ndaj organizatave të lidhura me filantropin miliarder amerikan, George Soros – ose të paktën të perceptuara si të financuara prej tij – kanë sjell reagimin e insitutit Open Society Foundations.

Shefja e zyrës së komunikimit pranë këtij organizmi, Laura Silber i tha rrjetit investigativ “BIRN” se goditjet ndaj Sorosit nga ata që i cilësoi si “qeveri joliberale”, janë përpjekje për të devijuar vëmendjen nga dështimi për të zgjidhur problemet kyçe si papunësia, korrupsioni dhe perspektiva e dobët ekonomike.

“Shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në kërkesën e llogarisë ndaj qeverive dhe në forcimin e demokracisë. Ne jemi krenarë që mbështesim organizata që punojnë për të përmirësuar jetët e njerëzve”, ishte komenti i saj.


Emri i Soros është lakuar shpesh herë në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Rumani e Serbi gjatë fushatave kundër organizatave të pavarura joqeveritare.

Të tilla fushata përshkallëzohen rëndom në periudhat parazgjedhore.

Në kohë të tilla, aktivistë e gazetarë janë gjendur jo pak herë përpara akuzave për mungesë patriozmi.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni, Nikolla Gruevski u hodh në sulm kundër OJQ-ve të financuara nga jashtë dhe tha se partia e tij do të luftonte për ta larguar vendin nga influenca e Sorosit.

Në janar erdhi deklarata e ministrit të Jashtëm, Nikolla Poposki, për një media italiane se aktivitetet e Sorosit në Maqedoni po shihen si të papranueshme. Disa zëra pro-qeveritarë kanë hequr paralele të ngjashme edhe në Rumani, duke i cilësuar liderët e protestave popullore të ditëve të fundit si “agjentë të Sorosit”.

Fushata të së njëjtës natyrë kundër OJQ-ve dhe medias kanë mbi një vit që organizohen edhe në Serbi, ku Soros përmendet jo rrallë herë si sponsori i atyre që “po destabilizojnë shtetin serb”.

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori