Në kuadër të bashkëpunimit dhe avancimit të proceseve brenda përgjegjësive, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka vizituar Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku u prit nga Kryetari i kësaj Gjykate, Bashkim Hyseni dhe me këtë rast janë diskutuar prioritetet e ndërsjella.
Hoxha në takim diskutoi rreth rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, duke konstatuar se pas këtij vlerësimi pritet të hartohet strategjia gjithëpërfshirëse e sundimit të ligjit.
“Disa projektligje që gjenden në proces të miratimit, si Projektligji i Gjykatave, për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë e prokurorë, procesi i rishikimit të Kodit Penal dhe Procedurës Penale, do të kontribuojnë në fuqizimin e sundimit te ligjit, në pajtim me praktikat më të mira nga BE-ja”, theksoi Hoxha.
Ministrja foli edhe për iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për rregullimin e çështjes së suspendimit të zyrtarëve publik ndaj të cilëve zhvillohet procedura penale, duke theksuar rëndësinë që ka të adresohet ky problem për agjendën evropiane të vendit tonë.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni diskutoi për të arriturat e kësaj Gjykate, për sfidat dhe çështjet prioritare duke e konsideruar vizitën dhe diskutimin si tejet të rëndësishme, ngase qëllimi i përbashkët i të gjitha institucioneve të drejtësisë është fuqizimi i sundimit të ligjit.
Ministrja theksoi se mirëpret çdo iniciativë që shpie drejt avancimit të sistemit të drejtësisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'