Dita e Donald Trumpit nis herët, rreth orës 06-06.30 me leximin e gazetave. “Nju Jork Tajms” dhe “Nju Jork Post” nuk mungojnë asnjëherë.
Politikë dhe kronikë.
Zakonisht, lajmet dhe komentet e irritojnë presidentin. Rezultati shfaqet menjëherë në Twitter, nga mesi i paradites: 09.30-10.00 është orari i sulmeve më të forta të Trumpit.
Më pas, presidenti merr raportet e shërbimeve të fshehta si dhe informacionet për dosjet më të rëndësishme.
Faqja “Huffington Post” zbulon se Trumpi kërkon që dokumentat të mos jenë të gjatë. Maksimumi një faqe. Dhe në secilën faqe, duhet të mos ketë më shumë se 9 pika, shumë skematike.
Trump këshillohet vazhdimisht me këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë. Por sipas “Huffington Post”, ndonjëherë nuk i merr parasysh.
Këto kohë i ka kërkuar Majkëll Flinit, gjeneral në pension dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, nëse për ekonominë është më mirë të ketë një dollar të fortë, apo të dobët. Flini i është përgjigjur se nuk e di dhe se duhet të pyesë një ekspert të tregjeve financiare.
Presidenti ka një stil shumë joformal në telefonatat me udhëheqësit e huaj.
Ka shkaktuar sensacion telefonata e 2 shkurtit me kryeministrin australian, Malkolm Tërnbull.
Sipas asaj që raporton “Uashington Post”, Trumpi pasi i ka thënë se SHBA nuk do të presë 1250 refugjatët myslimanë, ia ka mbyllur telefonin.
Donald Trump nuk humbet rast për të goditur publikisht median. Gazetarët janë “qeniet më të pandershme që jetojnë mbi Tokë”.
Por herë pas here presidenti ndryshon edhe ndaj kësaj kategorie. Të dielën në 5 shkurt, Trumpi shkoi të përshëndetet me gazetarët që e kishin ndjekur në rezidencën Mar-a-Lago në Florida.
Në fundjavë, presidenti ndodhet pothuajse gjithmonë në vendpushimin e tij të preferuar: vila e madhe dhe luksoze në detin e Floridës.
Aty zhvillon edhe takime politike ndërkombëtare. Në fundjavë do të presë kryeministrin japonez, Shinzo Abe. Do të luajnë edhe golf. Udhëheqësi japonez është i apasionuar, ashtu si Trumpi.
Sipas “Nju Jork Tajms”, pas orës 18.00 Trump vesh rrobdëshambrin dhe vazhdon të punojë në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, stafi i presidentit këtë herë ka përgënjeshtruar me vendosmëri, duke thënë se në gardërobën e Trumpit nuk ka fare rrobdëshambër. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos