LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë vendet e pritjes për mjete transporti në Tetovë, arsyetohen nga komuna (Foto)

Mungojnë vendet e pritjes për mjete transporti në Tetovë, arsyetohen nga komuna (Foto)

Qyteti i Tetovës, karakterizohet si vendi i dy universiteteve dhe gjashtë shkollave të mesme. Ajo çfarë lë për të dëshiruar janë ankesat e qytetarëve, studentëve dhe nxënësve për mungesën e pikë ndalesave në çdo shkollë të mesme të Komunës së Tetovës, gjegjësisht kabinave për pritje. Në adresë të Telegrafit kanë arritur fotografi nga qytetarë dhe nxënës të shkollave të Tetovës ku qartë shihet se në stacion-pritjet nuk ka asnjë kabinë, që do të shërbente për pushim përderisa ata janë duke pritur mjetin transportues.


Telegrafi Maqedoni ka pyetur nxënës të shkollave të mesme në lidhje me këtë problem dhe shprehen të revoltuar. Ata thonë se më problem e kanë gjatë dimrit dhe kur është moti me shi. Nxënësit që janë nga fshati e kanë më problem dhe gjatë pritjes së furgonit apo autobusit, nxënësit detyrohen të presin nëpër kafene.

Për të qenë më transparent, Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe Komunën e Tetovës në lidhje me ankesat e qytetarëve. Komuna nuk e sheh të arsyeshme që nxënësit të presin nëpër lokacione sepse orari i bartes së nxënësve është i njëjtë.

‘Orari i bartjes së nxënësve është i njëjtë, në ora 13:00 nxënësit barten në drejtim të shkollave të mesme, dhe e njejta linjë kthyese vijon në ora 19:00 me përfundimin e orarit mësimorë.

Prandaj nuk e shohim të arsyeshme që nxënësit të presin në ndonjë lokacion tjetër alternativ duke pasur parasyshë orarin e linjave transportuese’, thotë ndër të tjera Armend Fazliu, shef i Zyrës për Komunikim, Protokoll dhe Marrëdhënie me Publikun.

Nxënësja e shkollës medicinale ‘Nikolla Shtejn’ për Telegrafi Maqedoni thotë se gjatë dimrit nuk mund të presim çdoherë mjetin transportues nëpër kafene sepse shumica e nxënësve nuk kanë edhe para. Paramendoni këtë rutinë çdo ditë. Ne te pallati i kulturës mblidhemi grumbull këtu, edhe pse orari i autobusit shpeshherë është i saktë, mirëpo ka nxënës që ndonjë ditë kanë më pak orë mësimore, apo ndodh që të mos mbahet ora, atëherë si do të veprojmë, përfundon nxënësja e shkollës së mesme medicinale A.H.

Studenti nga Kumanova, B.Z. që studion në Universitetin e Tetovës thotë se detyrohen ndonjëherë të presin nëpër shi apo rreth lokaleve në strehë. Edhe pse nuk udhëtoj çdo ditë në vendbanimin tim, por e kam shumë mërzi ditën kur duhet të shkojë në shtëpi, sidomos kur ka reshje të shiut ose kur bën shumë ftohtë, nuk ka vend të veçantë ku t’i vendosim çantat që mos të na lagen.

Fotografitë në vijim pasqyrojnë gjendjen se në çfarë kushtesh qytetarët detyrohen të presin mjetin e transportit.

Një tregtar që vjen shpesh në Tetovë, për Telegrafi Maqedoni shprehet i pakënaqur dhe thotë se nuk e ka problem motin por më së shumti qëndrimin në këmbë. Ai rrëfen se është në moshë dhe detyrohet të ulet në ndonjë vend me çimento derisa vjen furgoni.

Nga Komuna e Tetovës thonë se investimet në infrastrukturën e pikave të pritjes do të vijnë së shpejti, gjegjësisht me funksionimin e Ndërmarrjes Publike për Transport Publik.

‘Për sa i takon investimeve në infrastrukturën e pikave të pritjes së autobusëve dhe maqinerive tjera transportuese, një gjë e tillë do të mundësohet me funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike për Transport Publik e cila do të ketë për detyrë edhe rregullimin e infrastrukturës së pikave përkatëse për pritjen e autobusëve’, thotë Fazliu për Telegrafi Maqedoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori