Këshilli për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e Njeriut me anë të një letre të hapur kërkon nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të shfrytëzojë të drejtën e tij dhe t’i falë ata të burgosur që e meritojnë.
KMDLNJ nëpërmes kësaj letre udhëzon presidentin që mos të veprojë si ish-presidentja Atifete Jahjaga që ka falur shumë pak të burgosur, ndërsa e këshillon që të veprojë si në Shqipëri në lidhje me të burgosurit.
“Në kohën kur po ndryshohet edhe infrastruktura ligjore që po afirmon masat alternative të dënimit në Kosovë e që kanë dhënë rezultate pozitive në vendet e rajonit e sidomos në vendet me demokraci të zhvilluar dhe konsoliduar, mohimi i një të drejte njerëzore (nëse dikush dënohet i humb disa të drejta përkohësisht, por nuk mund t’u mohohen të drejtat e personave të privuar nga liria ) paraqet një prapakthim në trajtimin e të burgosurve, diskriminim flagrant, shpenzim të shtuar dhe të panevojshëm të buxhetit të Kosovës, destimulim për sjellje të mirë të të burgosurve , vështirësi të mëdha për oficerët korrektues dhe drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, pamundësi për zbatimin e një programi për risocializim për të burgosurit e kjo shprehimisht nënkupton se integrimi i tyre në shoqëri do të shndërrohet në një mision të pamundur e që për pasojë logjike do ta ketë rritjen e shkallës së recidivizmit dhe rritjen e kriminalitetit në shoqëri”, thuhet në njoftim.
KMDLNj, gjithashtu kërkon që edhe të dënuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të trajtohen në përputhje me dokumentet ndërkombëtare dhe si shembull se si ata duhet të trajtohen është Tribunali i Hagës, i cili asnjë të dënuar për vepra të shkeljes së të Drejtës Humanitare dhe Zakoneve të Luftës nuk e diskriminon por të gjithëve ua njeh të drejtën e beneficioneve dhe nuk ka asnjë rast i dënuar nga ky Tribunal që nuk ka fituar nga lirimi i parakohshëm, ndërprerja e dënimit apo ndonjë masë tjetër.
“Kategoria e të dënuarve të tillë është e stigmatizuar sepse dënohet dy herë nga Gjykata kompetente në rast se i dëshmohet fajësia dhe institucionet përgjegjëse për lirim të parakohshëm në rast se i plotësojnë kushtet e parapara me ligj. KMDLNj mendon se vetëm gjykata përkatëse, në bazë të provave është kompetente ta shqiptojë masën e dënimit apo të lirimit, ndërsa në kohën kur janë në vuajtje të dënimit ata duhet të kenë të drejta që u takojnë”, thuhet në komunikatë.
“KMDLNj shpreson se do ta merrni shumë seriozisht këtë kërkesë në mënyrë që t’u ofrohet një mundësi personave të privuar nga liria, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, moshës dhe gjinisë, në bazë të sjelljeve të tyre të përfitojnë më shumë dhe të mos demotivohen sikur deri më tani. Humbja e përkohshme e lirisë nuk nënkupton humbje të përhershme të shpresës që pas gabimit të bërë , për të cilin e merr dënimin e merituar , të mos kthehet përsëri në familje dhe të kontribuojë në dobi të shoqërisë dhe shtetit”.
“Në fund të fundit, ashtu siç ka detyrim shteti të dënojë ata që vinë në kundërshtim me ligjin, po ashtu ka detyrim që personave të dënuar tu ofrojë një ofertë se çka mund të përfitojnë nëse me sukses e kalojnë programin e risocializimit. Me përjashtim të veprave që përjashtohen me ligj e që janë qartë të përcaktuara. Merreni shembull Shqipërinë që brenda një muaji i fali afërsisht 4000 të dënuar. KMDLNj, mbështetur në përvojën shumëvjeçare të monitorimit të Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave Korrektuese vlerëson se së paku 35-40% të personave të privuar nga liria duhet të lirohen me kusht apo që burgu mund tu zëvendësohet me një masë tjetër alternative të dënimit. Ndihmojeni Shërbimin Korrektues të Kosovës të marrë veten dhe trajtoni kërkesat për falje pa diskriminuar askënd, siç nuk ka ndodhur më parë. Nuk është falje nëse nga 650 kërkesa për falje, i falni 5 apo 10 të burgosur. Falni ata që e meritojnë, mos i falni të pamerituarit!”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-s.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin