LAJMI I FUNDIT:

Hakerat kërcënojnë Beckhamin, i kërkojnë 1 milion funte për të heshtur

Hakerat kërcënojnë Beckhamin, i kërkojnë 1 milion funte për të heshtur

Telashe për ish-futbollistin David Beckham! Hakerat kanë vjedhur llogarinë e email të David Beckham. Ata kanë kërcënuar se do t’i bëjnë publike çdo informacion privat të tij nëse ai nuk u paguan atyre 1 milion funte.

Beckham nuk ka rënë pre e këtij shantazhi duke refuzuar kategorikisht të paguajë gjobën. Ish-kapiteni i kombëtares britanike të futbollit është përfshirë në një skandal të përmasave të mëdha, pasi hakerat publikuan një listë me e-maile komprometuese, që pretendojnë se Beckham ka përdorur punën e tij të bamirësisë për të fituar një titull.

Ish-kapiteni i kombëtares britanike të futbollit, në një prej e-mailave, i quan “qelbësira mosmirënjohëse” anëtarët e komitetit të nderimeve, sepse nuk i dhanë titullin Sir David dhe refuzuan të financojnë bamirësinë e tij.


E-mailet në fjalë u publikuan nga Football Leaks, ekuivalenti i WikiLeaks në botën e sportit. Përfaqësuesit e Beckham reaguan menjëherë për këtë çështje duke thënë se e-mailet janë vjedhur nga llogaria e tij personale dhe janë manipuluar.

Por përfaqësuesit e Beckham reaguan menjëherë për këtë çështje duke thënë se e-mailet janë vjedhur nga llogaria e tij personale dhe janë manipuluar. Në një prej dokumenteve thuhet se David, ambasador i UNICEF, kërkoi 6.685 funte nga organizata e bamirësisë për një fluturim “business class”, pasi do të merrte pjesë në një event në Azi, ndonëse sponsorët e tij i siguruan një avion privat, raporton “Telegraph”.