LAJMI I FUNDIT:

U dhuruan mbi 100 libra për gjimnazin ”Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

U dhuruan mbi 100 libra për gjimnazin ”Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

Të premten më 3 shkurt 2017 RIT Kosovo™ (A.U.K) nga Prishtina dhuroi mbi 100 libra shkollor për mësim të gjuhës angleze në gjimnazin e Tetovës ”Kiril Pejçinoviq”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ky donacioni librash për këtë shkollë ka për qëllim të ndihmojë në avancimin e shkathtësive në mësimdhënie dhe mësimnxënie të gjuhës angleze si dhe paraqet një vazhdimësi të misionit jo-profitbërës të RIT Kosovo™ (A.U.K), institucion ky i cili synon të stimulojë ndryshime ekonomike dhe sociale në shoqëritë në rajon nepermjet arsimimit cilesor të brezave te rinj.

Drejtori i gjimnazit të Tetovës, Namikqemal Mustafa bashkë me mësimdhënëset e gjuhës angleze shprehën mirënjohje e tyre për këtë donacion dhe e cilësuan atë si një ndihmë që do të gjenerojë një dinamikë të re në klasat e gjuhës angleze duke ju dhënë një mundësi të re nxënësve për një qasje ndaj mësimit të gjuhës angleze në kontekste të ndryshme. Gjithashtu, drejtori i shkollës tha se tani edhe nxënësit e gjimnazit të Tetovës do të kenë mundesi të shfrytëzojnë libra të njëjtë me ato që përdorin studentët nëpër shkollat e mesme evropiane.

Për vitin e ardhshëm akademik 2017/2018, RIT Kosovo™ (A.U.K) ka hap dyert edhe për 10 studentë të ri nga Maqedonia duke i’u mundësuar të aplikojnë për disa nga bursat meritore që janë të dedikuara për studentë nga rajoni. RIT Kosovo™ (A.U.K) mbetet e dedikuar të ris diversitetin e studentëve, si nga Maqedonia ashtu edhe me gjërë. /Telegrafi/