LAJMI I FUNDIT:

Kulla Eiffel në Paris së shpejti do të jetë e rrethuar me mur xhami, antiplumb

Kulla Eiffel në Paris së shpejti do të jetë e rrethuar me mur xhami, antiplumb

Si pjesë e masave për të luftuar terrorizmin, simboli i Parisit dhe Francës, Kulla Eiffel, së shpejti do të jetë e rrethuar me një mur xhami, të lartë dhe të padepërtueshëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ndërtesën, e cila, gjatë vitit, vizitohet mesatarisht nga rreth 7 milionë njerëz.


E autoritetet duan që për ata të krijojnë masa të reja për të mbrojtur turistët kundër kërcënimeve të mundshme terroriste.

Gjatë vitit të kaluar, gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, Kulla Eiffel dhe oborri i saj qenë rrethuar nga një gardh mbrojtës, të cilin kompania që e menaxhon kompleksin vendosi ta mbante për një kohë të pacaktuar.

Kreu i kompanisë, Bernard Gaudillère, për “Le Parisien”, ka thënë se gardhi së shpejti do të hiqet, dhe do të vendosen masa të reja të sigurisë.

“Kulla Eiffel dhe oborri rreth saj do të jenë të rrethuara me mur antiplumb xhami. Muri do të përfundojë deri në vjeshtë të këtij viti. Ai do të jetë i lartë dy metra e gjysmë, dhe kjo është një masë e mbrojtjes kundër terrorizmit. Do të mbetet vetëm një hyrje në oborr”, ka treguar Gaudillère.

Sipas autoriteteve, kemi të bëjmë me një projekt me vlerë 20 milionë dollarë, i cili me siguri do të sjellë një numër ndryshimesh në qendrën turistike të Parisit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori