LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët ndër konsumatorët më të mëdhenj të ullirit në botë

Shqiptarët ndër konsumatorët më të mëdhenj të ullirit në botë

Shqipëria renditet një ndër vendet me konsumatorët më të mëdhenj të ullirit në botë, me 10.7 kilogram për frymë në vit, bën të ditur raporti i Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit.

Shqiptarët lënë pas në renditje, me diferencë të theksuar vendet e tjera si Algjeria, me 6.2 kilogramë për frymë por edhe Spanjën që njihet si prodhuesi më i madh dhe konsumatori më i madh i ullirit.

Në Raportin e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, anëtare e të cilit është edhe Shqipëria, thuhet se, në vendin tonë konsumohen 31 mijë tonë ullinj në vit, dhe në raport me popullsinë kjo e bën vendin më të madh konsumator të ullirit në botë.


Grekët ndërkohë konsumojnë vetëm 1.8 kilogramë në vit. Në Europë, konsumi i ullirit është dyfishuar pas viteve 90-të, nga 300 mijë tonë në rreth 600 mijë tonë. Një raport tjetër i këtij këshilli i disa muajve më parë, theksonte se, industria e vajit të ullirit është në krizë në rang global dhe se Shqipëria është një ndër tre vendet e vetme në botë ku projektohet të mos ketë rënie të prodhimit gjatë këtij viti, përkundrazi. /Telegrafi/