Në Ministrinë e Financave sot filluan trajnimet nga Qendra për Ekselencë në Financë nga Sllovenia (Centre of Excellence in Finance -CEF) për zyrtarët publik të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me temën “Forcimi i menaxhimit financiar në ministritë e linjës”.
Në hapje të këtij aktiviteti drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave Salvador Elmazi, bëri të ditur objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është CEF-i të ndihmojë Ministritë e linjës në forcimin e kapaciteteve të tyre për ofrimin efikas të funksioneve të tyre të menaxhimit financiar.
“Gjithashtu gjatë këtyre trajnimeve, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet forcimit të koordinimit të brendshëm, bashkëpunimit efektiv të ministrive të linjës dhe Ministrisë së Financave si dhe promovimit të bashkëpunimit ndërministror rajonal”, shtoi drejtori Elmazi.
Ndërsa, përfaqësuesi i CEF Robert Bauchmuller, bëri të ditur se ky projekt dy vjeçar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qendra e Ekselencës në Financa të Sllovenisë do të ofrojë një paketë të plotë të mësimit për zyrtarët e financave në ministritë e linjës, duke promovuar zhvillimin e kapaciteteve të tyre në menaxhimin e financave publike. Një sërë punëtorish dhe kombinime të mësimit on-line si dhe vizita brenda vendit do të zhvillohen deri në fund të dhjetorit 2018.
“Projekti do të fillojë me takimet intensive të përfaqësuesve kryesorë të ministrive buxhetore të linjës duke filluar nga janar – shkurt 2017 deri në fund të dhjetorit 2018, ku do të zhvillohen dhe do të vazhdohet me aktivitetet për Zyrtarët Financiar në ML me rolin kryesor në shkëmbimin e njohurive, zyrtarët publik, të përfshirë në programim, zbatimin dhe monitorimin e politikave / projekteve të financuara nga BE-ja, zyrtarë të lartë të financave nga MF apo ministritë e linjës, me përvojë në programimin fiskal, zyrtarë të lartë, të përfshirë në planifikimin dhe zbatimin e investimeve publike, në fund të dhjetorit 2018, si dhe zyrtarët financiar nga MF, ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore të përfshirë në sigurimin e ndarjes efikase të burimeve” shtoi përfaqësuesi i CEF Robert Bauchmuller. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje