LAJMI I FUNDIT:

Gjendet predha në një shtëpi në Grashticë

Gjendet predha në një shtëpi në Grashticë

Një person nga fshati Grashticë ka raportuar në Polici se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Grashticë të Prishtinës ka gjetur tri predha të pashpërthyera të llojit RPG 85 mm prodhim kinez.


Në vendin e ngjarjes ka dal Njësiti për deminim i FSK-së, të cilët kanë arritur t’i marrin me vete mjetet e pashpërthyera.

Nuk raportohet për ndonjë incident.