LAJMI I FUNDIT:

500 mijë protestues kundër tij: Kush është “socialisti që i vuri flakën Rumanisë”? (Video)

500 mijë protestues kundër tij: Kush është “socialisti që i vuri flakën Rumanisë”? (Video)
Liviu Dragnea participa la mitingul USL din pavilionul central al Romexpo, in Bucuresti, sambata, 7 aprilie 2012. INTACT IMAGES/Dan Marinescu

“Faji është i Brukselit”. “Prapa korrupsionit fshihet spekullanti miliarder Xhorxh Soros”. “Në kulisa po luajnë lobet europiane”.

Teoritë konspirative nuk mungojnë as nga kreu i së majtës rumune, Liviu Dragnea, i cili është vënë në shënjestrën e protestave masive, “më të mëdhatë që kanë prekur vendin që pas rënies së regjimit diktatorial të Çausheskut”, shkruan Le Monde në një shkrim, përcjell Lapsi.al.

Dragnea, aktualisht kryetar i parlamentit rumun, po ecën në gjurmët e liderëve popullistë në Hungari, Poloni, Maqedoni dhe Shqipëri, të cilët në vend që të shohin problemet e tyre, i shpjegojnë ngjarjet me teori paranojake.


Kur partia e tij fitoi zgjedhjet e përgjithshme të një viti më parë, megjithëse ishte lideri i padiskutueshëm i social demokratëve rumunë, Liviu Dragnea, nuk morri dot vendit e kryeministrit.

Një ligj që i ndalonte politikanëve të dënuar penalisht hyrjen në qeveri, u bë pengesë për ëndrrën e tij.

Dhe kështu politikani që qe dënuar për manipulimin e zgjedhjeve në qytetin Aleksandria me 45 mijë banorë, u detyrua të bëjë shef të qeverisë besnikun e tij Sorin Grindeanu, shkruan Le Monde.

Mirëpo edhe pasi zgjodhi për vete vendin e shefit të parlamentit, Liviu Dragneas nuk iu ndanë telashet.

Një tjetër hetim nisi për të në 31 dhjetor, me akuzën e punësimit fiktiv. Ai kishte paguar dy sekretare të partisë së tij me fonde publike, duke i punësuar ato fiktivisht në administratën lokale. Dëmi për të cilin ai akuzohej ishte 24 mijë euro.

Por po të njëjtën ditë (31 janar) kur prokuroria nisi çështjen kundër Dragneas, miku i tij kryeministër nxori një dekret që “amnistonte” të gjithë politikanët që kishin problem me drejtësinë dhe akuzoheshin për abuzime deri në 44 mijë euro.

Kjo ishte shkëndija që i vuri benzinë zjarrit dhe zbriti në sheshe 500 mijë rumunë, të cilët protestojnë prej një jave kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmirisë së politikanëve.

Megjithëse qeveria e Sorin Grindeanu e tërhoqi dekretin protestat tashmë të ndezura nuk pushuan.

Protestuesit i akuzojnë njerëzit me pushtet si Liviu Dragnea, për vilat e tyre përrallore me pishina, për abuzimet me fondet shtetërore dhe për korrupsionin galopant.

Përballë tyre, shefi i PSD-së rumune ka zgjedhur të bërtasë për teori komploti dhe skenarë nga jashtë.

Dragnera zuri në krye të partisë së tij vendin e ish kryeministrit Victor Ponta (2012-2015) i cili pas tre vitesh pushtet u akuzua gjithashtu për korrupsion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori