Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha duke folur për mos formimin e ushtrisë së Kosovës ka thënë se një faj të madh për vonesën e kësaj pune e kanë presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa.
“Zhagitja e formimit të ushtrisë ka ndodhur se Isa dhe Hashimi verbërisht kanë besuar se Beogradi do japë dritën e gjelbër. Mirëpo edhe qytetari më laik e ka kuptuar se Beogradi ka tjera synime për Kosovën. Ne jemi të atakuar shumë seriozisht nga Beogradi, dhe strukturat kriminale shoviniste të atjeshme po e sulmojnë shtetin e Kosovës”, tha deputeti Berisha, në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se tashmë dihen edhe publikisht qëllimet e Serbisë ndaj Kosovës.
“Opinioni i gjerë e di se çfarë pretendimesh ka Serbia ndaj Kosovës, por ne s’duhet të kujdesemi që të mos lëndohet Serbia. E kemi obligim ndaj qytetarëve të Kosovës që të avancohet siguria. Duhet të përqendrohemi në atë që është reale dhe që është e mundshme”, tha Berisha.
Sipas tij, formimi i ushtrisë së Kosovës duhet të ndryshohet misioni i FSK-së, nga mision civil në ushtarak.
“Shndërrimi i FSK-së në FAK s’bëhet brenda 24 orëve, por ne duhet filluar e ende as nuk e kemi nisur. Nëse nuk fillojmë tash, edhe për shumë vjet s’do ta kemi FSK-në FAK”.
Berisha ka thënë se ushtria e Kosovës do të kujdeset njëlloj, si për shqiptarët ashtu edhe për serbët.
“Aktualisht në FSK ka minoritete serbe e ka edhe në hierarkinë e saj. FSK-ja që do të shndërrohet në FAK do të kujdeset edhe për sigurinë e qytetarëve serbë”.
“Nuk besoj që as edhe mendja i shkon dikujt që të formojmë një ushtri e cila nuk e mbron një komunitet të caktuar në vend. Ushtria iu shërben gjithë qytetarëve të këtij vendi”.
Deputeti Berisha që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se agresionit të Serbisë në Kosovë duhet të i kundërvihet në mënyrë diplomatike.
“Nëse ne vazhdojmë që të dërgojmë palë në Bruksel për të diskutuar për problemet që bën qeveria, agresionit s’i japim fund”, tha Berisha. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë