LAJMI I FUNDIT:

Sarandë, babai “monstër” abuzoi seksualisht me vajzën 14 vjeçare

Sarandë, babai “monstër” abuzoi seksualisht me vajzën 14 vjeçare

Një 48-vjeçar nga fshati Vrinë i Sarandës është vënë nën hetim pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhur 3 muaj më parë në shtëpinë e 48-vjeçarit I.A. Ky i fundit, i divorcuar nga bashkëshortja, ishte me 14-vjeçaren duke shfrytëzuar kohën që i takonte për t’u takuar me të bijën.

Syri.net mëson se ngjarja e rëndë është denoncuar dje në komisariatin e policisë së Sarandës nga mamaja e së miturës pasi kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur.


48-vjeçari është duke u hetuar në gjendje të lirë. Ndërkohë, vajza po trajtohet me psikolog.