LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Të përshpejtohet integrimi i Kosovës në BE

Thaçi: Të përshpejtohet integrimi i Kosovës në BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në takime të ndara nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Në këto takime presidenti Thaçi tregoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe theksoi nevojën për angazhim strategjik të BE-së në Kosovë dhe në Ballkan Perëndimor.

“Jemi të përkushtuar për të ardhmen tonë evropiane dhe kemi bërë hapa të rëndësishëm që nga nënshkrimi MSA-së, mirëpo procesi i integrimit të Kosovës në BE duhet të përshpejtohet me veprime konkrete, sepse vonesat vetëm sa e dëmtojnë kredibilitetin e BE-së dhe e zbehin përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për këtë proces”, u shpreh presidenti Thaçi, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Është qenësore për Kosovën, për tërë rajonin, që Bashkimi Evropian të mbetet i angazhuar në Ballkanin Perëndimor dhe ky angazhim të jetë politik dhe gjeostrategjik”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Përkundër sfidave aktuale të BE-së që ndërlidhen me çështjen e refugjatëve dhe të zgjerimit, në këto dy takime është konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë

Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë

Lajme
Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n

Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n

Lajme
Kalo në kategori