LAJMI I FUNDIT:

Jolevski-Nuhiu: Maqedonia dha kontribut të madh në mbylljen e shtegut ballkanik të refugjatëve

Jolevski-Nuhiu: Maqedonia dha kontribut të madh në mbylljen e shtegut ballkanik të refugjatëve

Ministri i mbrojtjes i Maqedonisë dhe ai i punëve të brendshme, Zoran Jolevski dhe Agim Nuhiu, morën pjesë në takimin e përbashkët të minitrave të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme të vendeve të Bashkëpunimit qendor-evropian për mbrojtje dhe Forumit të Salsbrugut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimi u mbajt në Vjenë të Austrisë. Takimi iu kushta menaxhimit të përbashkët të sfidave të migrantëve. Në lidhje me këtë çështje, ministri Jolevski tha se Maqedonia ka dhënë kontribut të madh në mbylljen e shtegut ballkanik të refugjatëve, duke theksuar se institucionet shtetërore reaguan në mënyrën e duhur, në mënyrë efektive dhe të bashkërenduar. Jolevski shtoi se marrëveshja BE -Turqi duhet të respektohet patjetër dhe bashkërendimi duhet përmriësohet më tej.

Ndërkaq, në fjalimin e tij, ministri Nuhiu shprehu mirënjohje për vendet mike për mbështetjen financiare dhe materiale si dhe për dërgimin e kontingjenteve me policë zyrtarë në R.e Maqedonisë. Ministri Nuhiu theksoi se nëse kriza me migrantët do të përsëritet me përmasa serioze, atëherë do të jetë i nevojshëm angazhimi i sërishëm i kapaciteteve nacionale si në valën e parë të migrantëve, dhe ka shumë gjasa për angazhime plotësuese të kapaciteteve për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/